"Demat" grumbullohen, nesër zbresin në terrenin stërvitor

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Pas një pauze trejavore, merr fund pritja e të kuqve dhe sot Partizani kryen grumbullimin e parë për sezonin e ri. Këtë gjë e ka konfirmuar klubi dje përmes një njoftimi në faqen zyrtare: "Zyrtare, FK Partizani pjesë e Europa League 2018-2019. 15 herë kampionët e vendit janë pjesë e Europa League për sezonin 2018/2019. Pas përfshirjes nga ana e UEFA-s të FK Partizanit në ekipet, të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion, efektet e vendimit të KAS- it i konfirmojnë zyrtarisht dhe në mënyrë përfundimtare të kuqtë si pjesëmarrës në 'UEL'. Skuadra do të nis të premten, datë 15 qershor, përgatitjet në prag të përfaqësimit në turin e parë të kompeticionit europian. Ndërkohë, më 20 qershor, datë kur do të hidhet edhe shorti në Nion, do të mësohet edhe kundërshtari që skuadra do të ballafaqohet në këtë edicion europian". Sot pritet që ekipi të grumbullohet dhe si fillim lojtarët do t'u nënshtrohen matjeve dhe ekzaminimeve, ndërsa të shtunën të kuqtë do të zbresin në fushë për të nisur përgatitjet në terren. Puna për përfaqësimin në Europë do të nisë në kompleksin e FSHF- së në Kamzë dhe seanca e parë do të zbardhë edhe dilemat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.