Ndryshime në stol, UEFA inspekton stadiumin e Laçit

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Largohet Sajmir Xhetani. Ai nuk do të jetë më zv.trajneri i Laçit, duke qenë se ka planifikuar për të shkuar në Amerikë. Në kësi kushtesh, klubi ka menduar menjëherë që të gjejë zëvendësuesin e tij, ndaj në krahë të Besnik Prengës është caktuar si ndihmës Klevis Hima. Kështu plotësohet edhe stafi teknik, ndaj tani drejtuesve nuk u mbetet tjetër, veçse që të përqendrohen te blerjet e reja për të kompletuar organikën për Ligën e Europës. Megjithatë, një tjetër hap i rëndësishëm është edhe stadiumi. Kurbinasit mendojnë që turin e parë paraeliminator ta luajnë në shtëpi, ndaj në kohë rekord u duhet që të plotësojnë parametrat e kërkuara për një kompeticion të tillë. Burime pranë gazetës konfirmojnë se dje është inspektuar ky impiant nga zyrtarë të UEFA-s, të cilët kanë lënë disa porosi. Pasi kanë mësuar se çfarë u duhet që të marrin OK-in nga "qeveria" europiane për të luajtur në Laç, klubit nuk i mbetet tjetër gjë veçse të nisë me rikonstruksionin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.