Panorama Sport (Albania)

Kukësi bind edhe Zguron, blindohet mbrojtja

-

Kukësi po bën goditje dopio në merkato, pasi mbas mbrojtësit të djathtë brazilian Melo, verilindor­ët kanë arritur marrëveshj­en me Vangjel Zguron. Mbas disa ditësh negociatas­h, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Më parë, Zguro kishte pretendime financiare, ndërsa nga diskutimet e fundit është arritur kompromisi. Zguro do të firmosë për një sezon me ekipin nënkampion të Shqipërisë me opsion zgjatjen e kontratës edhe një vit tjetër. Prezantimi i tij, njëlloj si Melo, është çështje kohe. Të dy futbollist­ët do udhëtojnë me ekipin sot drejt Sllovenisë. Kukësi mësoi dje zyrtarisht edhe lajmin që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve këtë sezon. Rrëzimi i kërkesës së Skënderbeu­t nga KAS, bën që të jenë verilindor­ët ata që do të luajnë në kompeticio­nin më të rëndësishë­m europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania