Dalipi drejt konfirmimit për Europën, Olsi Rama: Nuk e kemi me ngut

Ekskluzive/ Trajneri i korçarëve zbarkoi dje në Vlorë

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 -

Lakimi i emrit të Ardi Beharit si trajner i Flamurtarit vjen në kulmin, kur në Vlorë përflitet si trajner Ilir Daja. Në këto kushte, me sa duket zërat më shumë sesa një konfirmim të trajnerit të ri, duket se janë tërheqje vëmendjeje nga thelbi i çështjes, për t'i dhënë kohën e mjaftueshme teknikut të Skënderbeut, duke qenë se pritej vendimi i KAS-it, i cili më së fundmi është zbardhur dje. "Panorama Sport" ka mësuar se Ilir Daja e ka arritur akordin me Flamurtarin dhe tani pritet vetëm zyrtarizmi i tij dhe nisja e punës për sezonin e ri. Mësohet së mbrëmë administratori Idrizi dhe trajneri Daja janë takuar në kryeqytet, ku edhe kanë gjetur marrëveshjen, duke ditur se KAS-i e la Skënderbeun jashtë Europës. I kontaktuar nga gazeta, administratori Idrizi sqaroi takimin me Dajën, por nuk e zyrtarizoi si të mbyllur bisedimin me teknikun kryeqytetas. "Kemi bërë një takim me Ilirin, por nuk është e thënë se është mbaruar çdo

gjë. Momentalisht. Flamurtari nuk ka firmosur me asnjë trajner. E pranoj që jam takuar me Dajën, kemi shkëmbyer ide se çfarë mund të bëjmë, nëse do të bashkëpunojmë ose jo, se nuk i dihet se çfarë do të ndodhë", u shpreh administratori Idrizi për "Panorama Sport".

Kaosi- Paraditen e djeshme kanë qarkulluar zëra se administratori

Sinan Idrizi ka rikonfirmuar në krye të pankinës vlonjate Ardi Beharin. Por, Sinan Idrizi ka qenë në Tiranë për arsye pune, teksa ka mësuar lajmin që po qarkullonte në portale të ndryshme. Administratori i Flamurtarit u shpreh ekskluzivisht për "Panorama Sport", se nuk kishte asgjë të vërtetë, të paktën deri në momentin që flitej. Idrizi ka theksuar se për çështjen e trajnerit të ri do të flitet pasi të jetë mbyllur Muaji i Ramazanit. "Unë nuk mund ta konfirmoj këtë që ju po më pyesni, që Behari qenka trajneri i ri i Flamurtarit. Ky lajm që po qarkullon nuk është zyrtar dhe unë po njihem tani me të, për kuriozitet, ta shikoj nga portalet. Për momentin nuk kemi zhvillime në drejtim të trajnerit të ri. Prisni derisa të mbarojë Muaji i Ramazanit dhe atëherë do të kemi të reja. Sot (dje) në mbrëmje kemi darkën e fundit të këtij muaji të shenjtë, pasi të kemi ngrënë edhe këtë darkë, do të flasim për këtë çështje", tha Idrizi. Behari- Vetë protagonisti kryesor që përflitet si trajner i ri i Flamurtarit, Ardi Behari, nuk ka qenë në dijeni paraditen e djeshme për emërimin e tij në krye të pankinës vlonjate. Madje, Behari ishte duke pirë kafe së bashku me disa miq të tij në një nga lokalet në afërsi të stadiumit "Flamurtari", kur ka mësuar lajmin. Teksa ka lexuar nga celulari atë çka shkruanin portalet, Behari është shprehur tejet i çuditur për këtë lajm, duke e kthyer në objekt bisede edhe me miqtë e tij. Por, si për çudi, Behari dje ka pasur edhe disa 'bezdisje' nga telefonat e të njohurve, që e uronin për detyrën menjëherë pas përhapjes së lajmit. Përgjigjja e tij ishte e prerë: "Nuk di gjë, nuk kam asnjë informacion". Ermal Sika

Sinan Idrizi

Ilir Daja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.