Panorama Sport (Albania)

NOTAT

- UOKER 6,5 - MEGUAJËR 6 - STONS 5,5 - TRIPIER 6,5 - HENDERSON 6 - ALI 5,5 - JANG 5,5 - Rouz 6 - LINGARD 6 - STERLING 5 - Rashford 5,5 - KEJN 5,5 - TRAJNERI SAUTHGEJT 6 -

ANGLIA PIKFORD 6,5 - I pafajshëm tek akrobacia e Perisiçit, vendimtar te dalja prej "kamikazi" e Manxukiçit. Kapitullon tek e majta vrastare e sulmuesit kroat dhe vërtet nuk kishte çfarë të bënte.

Mur i pakalueshë­m për minuta të tëra, por më pas "digjet" në kohë nga Perisiç në rastin e barazimit 1-1. Faj pati në atë rast edhe Tripier.

Qendërmbro­jtësi i zakonshëm anglez: i ashpër dhe i fortë në topat në ajër. Iu desh të bënte gjëra të jashtëzako­nshme në pjesën e dytë, por nuk tradhtoi për asnjë moment.

Bëri një ndeshje shumë të mirë, duke luftuar me prepotencë në fushë, por Manxukiçi iu përvesh pas krahëve te goli i fitores dhe për këtë ka përgjegjës­i.

Shënoi një gol kryevepër në atë goditje standarde, por në pjesën e dytë pësoi një rënie të dukshme. Luajti vetëm një orë si duhet dhe në fund u zëvendësua i dëmtuar.

Drejtoi mirë të tijtë për aq kohë sa ligjin në fushë e bënte Anglia, por nisi të humbte qetësinë dhe kthjelltës­inë kur Kroacia ndryshoi marsh.

Aspak konstant gjatë ndeshjes. I ndodh shpesh kjo. Gjatë gjithë kohës është me dritëhije dhe pa dyshim që pritej diçka më shumë nga ai në një ndeshje kaq të rëndësishm­e.

Mjaft mirë në pjesën e parë, sepse nuk gabon asnjëherë taktikisht dhe është i pranishëm në të gjitha manovrat sulmuese. Në pjesën e dytë bie ndjeshëm, ashtu si i gjithë ekipi dhe jo vetëm, që nis të humbë shumë topa, por as nuk duket më në sulm. (Nga minuta 91 Përpiqet t'i japë tonus tjetër fazës ofensive dhe ia del në të shumtën e kohës).

Diagnoza është e njëjtë: Një pjesë e parë e shkëlqyer dhe më pas një rënie e pabesueshm­e. Humbi rastin për të mbyllur ndeshjen kur rezultati ishte 1-0, por gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar. Në kampionat nuk i fal ato mundësi.

I llastuar djaloshi. Pak konkret dhe shumë konfuz kur ka topin në këmbë, ashtu si edhe një Botëror më parë... (Nga min 74'

Nuk arriti të shfrytëzon­te talentin, mbrojtësit kroatë e futën në kafaz lehtë).

Punë e palodhur në repartin e sulmit, por është efikas vetëm kur bën sponda dhe jo për ta çuar topin në rrjetë. I ngadaltë dhe aspak cinik kur ka shanin. Dje mungoi grinta dhe një shkëndijë shprese nga ai.

Duartrokit­je për Botërorin që bëri deri tani. Dje, Anglia u rrëzua në momentin më të bukur dhe kjo erdhi më së shumti prej rënies fizike. Megjithatë, tregoi limite edhe për faktin që nuk kishte asnjë plan B kur bllokohet Kejn. Goditjet standarde nuk mund të të shpëtojnë gjithnjë. Lojtarë si Kejn, Dele Ali dhe Lingard kanë nevojë të bëjnë hapin cilësor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania