Panorama Sport (Albania)

Daliç: Këta lojtarë janë të çmendur, duam trofeun

“Doja të kryeja zëvendësim­e, por askush s’pranonte të dilte”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

llatko Daliç e shkroi historinë e tij. Do ta kishte shkruar gjithsesi, edhe nëse Kroacia mos t'ia kishte dalë kundër Anglisë. Të shumë ishin skeptikët për 51-vjeçarin për shkak të mungesës së përvojës për të drejtuar kombëtaren në një kompeticio­n të tillë. Përveç disa kupave të fituara në Arabi me Al-Hilal dhe Al-Ain, i vetmi trofe që Daliç ka ngritur me të vërtetë në Europë është ai i Superkupës së Shqipërisë me Dinamon (2008-'09). Dhe në qiellin e Moskës, në datë 15, do të ketë shansin të ngrejë edhe trofeun e dytë si trajner, sërish në mes të kontinenti­t. Por a do të kërkojë Daliç hakmarrje për atë humbje që i shkaktoi Franca në gjysmëfina­len e parë të kroatëve 20 vite më parë? "Në 1998-ën, unë isha në Francë për të ndjekur tri ndeshjet e para si tifoz. Të gjithë në Kroaci kujtojnë në atë ndeshje kur Turam shënoi dhe ne humbëm 2-1. Ka qenë temë diskutimi e 20 viteve të fundit. Më kujtohet kur festuam golin e Shukerit, por sapo rinisi loja, ata barazuan. Si Franca, ashtu edhe Kroacia, i kanë treguar cilësitë e tyre. Ne

nuk kërkojmë hakmarrje. Ky është futbolli. Ky është sport, por ajo që ne duhet të bëjmë është të jemi të përqendrua­r dhe të luajmë ndeshjen tonë më të mirë të turneut", tha trajneri kroat, i cili i rikthehet më pas ndeshjes kundër Anglisë dhe vlerëson heronjtë e tij:

"Ajo që lojtarët tanë bënë sot, forca që ata treguan, qëndresa, niveli i energjive është e jashtëzako­nshme. Unë doja të kryeja zëvendësim­e, por askush nuk donte të dilte nga fusha. Të gjithë më thoshin: 'Jam gati, mund të vrapoj ende'. Disa lojtarë luajtën të dëmtuar (Rebiç+Vrsaljko), gjë që nuk do të kishte ndodhur po të ishte një tjetër ndeshje. Dy lojtarë luajtën me gjysmë këmbe, por nuk u vu re. Askush nuk donte që të dorëzohej kur unë po bëja formacioni­n, askush nuk tha se nuk ishte gati në shtesë, askush nuk donte të ndërrohej dhe kjo tregon karakterin dhe më bën shumë krenar. Askush nuk u dorëzua".

HISTORIKE - "Dua të uroj djemtë dhe t'u them: Ata nuk janë normalë. Fantazia me të cilën luajtën, mënyrën sesi vrapuan, sesi luftuan, kjo ishte historike. Të dielën do të luajmë për titullin kampion. Falë tifozëve tanë, ne nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit. Do të jemi kampionë bote nëse Zoti do", shtoi Daliç. Trajneri u pyet edhe për atmosferën e çmendur në Kroaci: "Jam i sigurt se vendi po çmendet. Skuadra po humbte, por djemtë u rikthyen". Dhe në fund edhe një batutë për këmishën e tij të bardhë, për të cilën thotë se i sjell fat dhe nuk ka ndërmend ta ndërrojë as në finale, edhe pse dje iu bë pis nga festimet me lojtarët: "Këmisha ime e bardhë më sjell fat. Le të jetë e zhubrosur dhe e pistë. Por unë nuk do ta ndryshoj atë. Në finale do të jem sërish me të në fushë".

 ??  ?? Trajneri kroat i përlotur pas ndeshjes
Trajneri kroat i përlotur pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania