Panorama Sport (Albania)

Kejn: Na dhemb shumë, donim t'iu dhuronim tifozëve një finale

-

Ai e ndjen peshën e zhgënjimit ndoshta më shumë nga të gjithë. Herri Kejn, kapiteni i Anglisë, nuk mundi dot ta ndihmonte skuadrën që të bënte hapin e fundit drejt finales. Por ai që me shumë mundësi do të jetë "Këpuca e Artë" e turneut, tha: "Ishte një ecuri fantastike, por të dhemb të humbasësh, të dhemb shumë. Ne donim të fitonim dhe menduam se kishim mjaftueshë­m potencial për t'ia dalë, por nuk ishte e thënë. Në ndeshjet e mëdha, detajet e vogla mund të bëjnë diferencën dhe ata patën një top që u doli përpara në fund dhe e shënuan. Ne luajtëm mirë në fillim të ndeshjes dhe kohën shtesë, por humbëm disa raste për t'i vrarë. Ka shumë gjëra pozitive për të marrë nga ky turne. Është një hap i rëndë krahasuar me dy vite më parë". Më pas, sulmuesi 24vjeçar shtoi: "Është zhgënjyese, sepse punuam fort dhe tifozët ishin të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e fortë, 50-50. Dhemb shumë, por ne mund të largohemi me kokat lart. Shkuam shumë më larg nga sa shumë njerëz mendonin. Ne mund të kishim bërë shumë gjëra më mirë, por ata luajtën më mirë. Natyrisht që ishte bukur të mbërrinim deri në këtë fazë dhe e dimë që kemi bërë këdo krenar, por ne donim të fitonim. Dhemb, thjesht dhemb. Por tregon se ne jemi atje, në gjendje për të luftuar në ndeshjet me eliminim direkt. Hapi i radhës do të jetë të bëjmë më shumë. Kjo skuadër ka një bazë të shkëlqyer që e ka ndërtuar me trajnerin. Jemi shumë krenarë për atë që kemi arritur, por do donim të bënim më shumë dhe jemi të trishtuar që nuk mundëm t'iu dhurojmë tifozëve tanë një finale".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania