Panorama Sport (Albania)

Rami si Bartez, historia "i shkel syrin" Francës

Futboll dhe breza të ndryshëm, por ngjashmëri­të me "Francë '98"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duket sikur ndodhte dje dhe jo njëzet vjet më parë, por shumica prej nesh kujton edhe sot puthjen fatsjellës­e në kokë të Loro Blank ndaj Fabien Bartezit. Sot, ritualet te Franca vazhdojnë. Megjithëse në kulisa thuhet se një grup lojtarësh i përdredhin mustaqet Adil Ramisë përpara ndeshjeve. Që analogjitë kohore të jenë të plota, "France Football" ka analizuar në pesë pika ngjashmëri­të mes "Gjelave" në Rusi dhe atyre që u shpallën kampionë bote 20 vjet më parë.

1. Nga Deshamp te ... Deshamp

Ish-kapiteni i kampionëve në 1998 ishte lider i brezit të Zidan. Sot, roli ka ndryshuar, por Deshamp është përsëri në finale, duke qenë kapiteni i pankinës së "Gjelave" dhe udhëheqësi i një brezi tjetër, që i ka të gjitha virtytet për të qenë i lavdishëm. Shumë kërkues ndaj vetes, trajneri francez nuk e vlerëson këtë arritje nëse nuk kurorëzohe­t me trofe. 2. Henri dhe Mbape Në "Francë ' 98" dy njëzetvjeç­arë premtues iu prezantuan botës. Me kalimin e viteve, Henri dhe Trezege u treguan të gjithëve se nuk u shpallën më kot kampionë. Në atë edicion të Kupës, Henri shënonte tre gola, aq sa ka shënuar edhe Mbape sivjet. 3. Givarsh dhe Zhiru Paradoksi, por edhe ngjashmëri­a tjetër me 20 vite më parë, është qendërsulm­uesi që nuk shënon. Në 1998, Stefan Givarsh nuk arriti të realizonte as edhe një gol, ndërsa zëvendësi i tij, Kristo Dygarri, për një rast arriti të shijonte kënaqësinë e golit. Në Francën "ruse" problemi duket i njëjti për pykat, që në rastin e Zhirusë, jo vetëm që nuk ka shënuar, por nuk ka dërguar as edhe një goditje në kuadratin e portave kundërshta­re. Sulmuesi i Çelsit ësh- të golashënue­si i katërt në historinë e "Gjelave" me 31 gola në 80 ndeshje, por gjurmën e tij në këtë Botëror nuk e ka lënë ende. 4. Soliditet Në 1998, kampionët e botës të drejtuar nga Eme Zhake i ndërtonin fitoret duke u mbështetur te forca mbrojtëse dhe muskujt e mesfushës. Kristian Karembë - Didie Deshamp - Emanuel Pëti, imitohen sot nga Kante-Pogba-Matuidi, teksa Varan dhe Umtiti bëjnë

detyrën dhe japin kontribut të goditjes standardë në të dyja zonat. 5. Nga Turam te Pavar Dy mbrojtës qendre që luajnë në krahun e djathtë në ekipin kombëtar francez. Grumbullim­i dhe goli në Botëror është një tjetër e përbashkët mes dy lojtarësh në 20 vite distancë. Në 1998, së bashku me Turam, Loro Blank dhe Bikso Lizarazu plotësonin tripletën e golave "mbrojtës", teksa këtë vit trisi është përsëritur falë Varan dhe Umtitisë, që i bashkëngji­ten Pavarit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania