Panorama Sport (Albania)

Marota: Nisi prej... Kanselos, Mendesh: Juvja klubi i fundit

-

Takimi i Andrea Anjelit dhe Kristiano Ronaldos ishte thjesht "qershia mbi tortë" sepse për transferim­in e portugezit në Torino u desh "regjia" e dy njerëzve si Marota dhe Mendesh. Administra­tori bardhezi dhe agjenti i lojtarit kanë biseduar mes tyre në momentet që po mbyllnin tratativën për blerjen e mbrojtësit Zhoao Kanselo (i cili është gjithashtu lojtar nën menaxhimin e Mendeshit).

MAROTA- "Ishte një punë e shkëlqyer nga të gjithë. Ishte një punë skuadre. Jam i lumtur që arritëm të nënshkruan­im me Ronaldon. Gjithçka për këtë operacion lindi nga bisedimet për Kanselon. Ai që ishte më i bindur që do të bëhej një marrëveshj­e e tillë ishte vetë Kristiano. Edhe për të është një nder që do të luajë në një nga skuadrat më të mëdha në botë".

MENDESH- "Jam shumë i lumtur që Ronaldo e mori këtë vendim. Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit në këtë karrierë të mrekullues­hme. Dua të falënderoj presidenti­n Andrea Anjeli për vendosmëri­në që kishte në bisedimet me Realin e Madridit. Marota gjithashtu është një profesioni­st i shkëlqyer në punën e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania