Panorama Sport (Albania)

Ja problemet që duhet të zgjidhë Kovaç te Bajerni

Skuadra mund të kalojë në skemat 4-3-3 ose 3-5-2

-

rajneri Niko Kovaç është pranë fillimit të sezonit të parë të tij me Bajernin. Edhe pse gjatë prezantimi­t të tij te skuadra bavareze ai nuk foli për objektiva, një gjë është e qartë. Te Bajerni rëndësi ka vetëm fitorja, asgjë tjetër nuk pritet nga trajneri Kovaç. Ai ka një detyrë tjetër të vështirë, të krijojë një model loje që do të zgjasë për një kohë të gjatë, duke arritur edhe sukseset e kërkuara nga klubi dhe tifozët. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, deklaroi disa javë më parë se skuadra duhet të luajë me skemën 4- 3- 3 pasi edhe skuadra e moshave luante me të njëjtin modul. Ndërkohë, Kovaç ka luajtur me një 3- 5- 2 në sezonin e kaluar me Frankfurti­n. Një modul që rezultoi i suksesshëm për të dhe ish- skuadrën e tij. Nëse ai do ta praktikojë këtë edhe në Mynih, kjo do të mbetet për t'u parë. Kështu, Alaba dhe Kimish do t'u duhet të luajnë më të avancuar, duke prishur balancat në repartin e mbrojtjes. ZOTËRIMI I TOPIT

Nëse trajneri do të luajë një futboll ku zotërimi i topit duhet të jetë primar, atëherë duhet të sigurohet që lojtarët e tij të jenë të shpejtë me topin dhe pa të, në mënyrë që të sulmojnë rrezikshëm në portën e kundërshta­rit. Por ky sistem pritet të ndryshojë, pasi ashtu siç kemi parë në këto vitet e fundit, 4-3-3 që është përdorur nga Barcelona, mund të rezultojë e dështuar nëse nuk ke lojtarët e duhur për ta aplikuar atë. MBIPOPULLI­MI NË MESFUSHË

Që në sezonin e kaluar, mesfusha e Bajernit ishte e përbërë nga shumë lojtarë cilësorë. Trajneri Hejnkes shumë herë kryente rotacion në skuadër për të mos humbur formën e lojtarëve. Ndërkohë, Kovaç pritet ta zgjidhë kështu këtë problem. Duke shitur një apo dy lojtarë të tjerë në merkaton e verës. Vidal dhe Tiago janë lojtarët që mund të sakrifikoh­en për të bërë vend në mesfushë. Trajneri kërkon të ketë në skuadër lojtarë të rinj dhe të talentuar, duke iu dhënë shpresë Sançez apo Gnarbit të rikthyer në skuadër. Goretcka nga Shakle pritet të jetë gjithashtu në vëmendjen e trajnerit. LOJA NGA KRAHËT

Kundërsulm­i mund të jetë një armë e fortë e Bajernit në sezonin e ardhshëm, sidomos në ndeshjet e Champions-it, ku ata do të ndeshen me skuadra të nivelit të lartë. Por, kujt do t'ia besojë trajneri krahët e sulmit? Për shumë vite, këto pozicione kanë qenë të zëna nga dyshja RobenRiber­i. Francezi e ka pasur disi të vështirë në sezonin e fundit për të gjetur hapësirat në krahun e majtë. Kingslej Koman ka zhvilluar një sezon mbresëlënë­s dhe nëse nuk do të ishte dëmtuar, do të ishte pa dyshim në skuadrën e Francës në Botëror. Në krahun e djathtë, Roben ka qenë më i qetë, por me ardhjen e Serge Gnarbit, ai duhet të japë më shumë për të qenë në formacioni­n e parë të Kovaçit. Nëse vendos të ulë Riberin dhe Roben në stol, trajnerit i duhet t'i menaxhojë ata më pas në stolin e rezervave. Një detyrë aspak e lehtë. Kujtojmë që Hejnkesi e kishte të vështirë ta bënte këtë gjë, duke pasur shpeshherë kontradikt­a me ta. MOTIVIMI I LEVANDOVSK­IT

Zërat për transferim­in e Robert Levandovsk­it të Reali

i Madridit ishin tema kryesore te Bajerni gjatë gjithë fazës së dytë të sezonit. Polaku kishte shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë Gjermanisë. Por me ardhjen e Niko Kovaç, ai mund të qëndrojë edhe në sezonin e ardhshëm te Bajerni. Kjo, për faktin se sulmuesi bëri një paraqitje të dobët në ndeshjet e Botërorit në Rusi, ku nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe duke u skualifiku­ar që në grupe. Skuadrat e mëdha vështir se do të paguajnë shumën e kërkuar nga Bajerni për të pasur shërbimet e tij. Trajneri Kovaç tani duhet të tregojë se është në gjendje të motivojë lojtarin për të vazhduar të shënojë sërish për kampionët e Gjermanisë. LOJTARËT E KOMBËTARES

Tomas Myler, Mats Humels, Manuel Nojer, Xherom Boateng dhe Joshua Kimish do të rikthehen te Bajerni pas një Botërori katastrofë të zhvilluar në Rusi. Gjermania u rendit e fundit në grupin F, duke mos u kualifikua­r për në fazën e 1/8-ave. Lojtarët e "plagosur" nga Botërori duhet të rigjejnë humorin dhe dëshirën për të filluar një sezon të ri me skuadrën bavareze. Në sezonin e kaluar, ata

fituan vetëm kampionati­n ku objektivi minimal kishte të përfshirë edhe kupën e Gjermanisë, që nuk arritën ta fitonin dot ndaj Frankfurti­t. Tani, Humels, Zyle dhe Boateng do të luftojnë për një vend në formacion. Zgjidhja më e mirë do të ishte nëse Kovaç do të luante me të tre në mbrojtje, duke kaluar në rreshtimin e tij të preferuar. INTEGRIMI I TË RINJVE

Bajerni ka filluar të mendojë seriozisht për skuadrën e moshave, ku trajner është emëruar ish- lojtari i kombëtares, Miroslav Klose. Ai ishte në Botërorin e Rusisë si një nga ndihmëstra­jnerët e Joakim Lëv, që e afroi në skuadrën e "Pancerave" për të grumbullua­r eksperienc­ën e duhur. Ndërkohë, Salihamixh­iç ka filluar të nënshkruaj­ë kontratat e para profesioni­ste me lojtarët e ardhur nga skuadra e të rinjve. Ata do të kenë mundësinë të stërviten me skuadrën e parë dhe Kovaç duhet t'i gjejë një vend në formacion nëse ata do të bëjnë diferencën e kërkuar nga klubi. Hejnkes ia doli të aktivizont­e disa prej tyre në ndeshjet e fundit të kampionati­t, edhe pse ky i fundit ishte thjesht formal në fundin e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania