Panorama Sport (Albania)

Bajerni duhet të vendosë për Harp

-

Fiete Harp është një nga lojtarët më të talentuar në Bundesligë, i cili luajti për skuadrën e Hamburgut në sezonin e kaluar. Kujtojmë që skuadra veriore e Gjermanisë tani do të luajë në Bundesligë­n e dytë për herë të parë në historinë e klubit. 18-vjeçari Harp është në planet e Bajernit që nga fundi i sezonit. Talenti nuk kërkon të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë­n e dytë dhe kërkon të transferoh­et në Mynih. Bajerni është gati të shpenzojë 20 milionë euro për lojtarin që ka shënuar vetëm dy gola në Bundesligë. Një shumë relativish­t e lartë për një 18-vjeçar, por bavarezët janë të bindur për aftësitë e lojtarit dhe duan ta kenë në skuadër para se të fillojë kampionati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania