Panorama Sport (Albania)

Myslimanët kërkojnë largimin e presidenti­t të federatës

-

Çështja "Gyndoan-Ozil" ende nuk ka arritur në një fund. Tani është komiteti mysliman në Gjermani që, me anë të zëdhënësit të saj, Cem Odzemir, ka kritikuar ashpër politikën e zgjedhur nga drejtori sportiv i kombëtares, Oliver Birhof, dhe presidenti i federatës, Grindel. "Ajo që ka deklaruar Birhof është e papranuesh­me. Nuk mund të fajësohet një lojtar për humbjen e një skuadre të tërë. Nëse ai mendon se Ozil është fajtor, atëherë ka humbur moralin që ka kjo skuadër. Nëse dështon, janë shumë faktorë që ndikojnë. Mendoj se federata ka nevojë për një fillim të ri, ashtu si dhe skuadra. Mendoj se ka ardhur koha që Grindel dhe Birhof të tërhiqen nga skuadra", deklaroi ai. Ozil u kritikua gjatë nga tifozët pas Botërorit për paraqitjet e tij të dobëta në ndeshjet e luajtura. Birhof deklaroi para disa ditësh se duhet ta kishin lënë në shtëpi lojtarin. Kjo deklaratë e tij ka ngjallur shumë pakënaqësi nga disa opinionist­ë, të cilët e kanë quajtur të nxituar dhe të pamenduar mirë. Ozil tani duhet të mendohet mirë nëse do të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Gjermanisë në vitet e ardhshme. Një vendim ky që pritet të merret në muajt që vijnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania