Panorama Sport (Albania)

Karabak ia del edhe pa Agollin në Slloveni

-

Kampionët e Azerbajxha­nit, Karabak, kanë fituar minimalish­t 0-1 ndeshjen e parë ndaj Olimpia Lubjanës në transfertë, të vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Fituesi i këtij çifti do të përballet në turin e dytë me skuadrën që ia del në përballjen ValetaKukë­si më 17 korrik. Karabak, ku luan prej vitesh edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, vuajti jo pak në Slloveni. Një gol në minutën e 79-të, shënuar nga mesfushori haitian Donald Guerrier, vendosi ndeshjen në Lubjanë. Agolli e ndoqi gjithë 90-minutëshin nga pankina, duke mos u preferuar nga trajneri Kurban Kurbanov. Ndërkohë, sfida e kthimit në Baku do të luhet më 18 korrik, ora 19:00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania