Panorama Sport (Albania)

Devolli: Djemtë janë heronj, mos e quani rastësi fitoren

-

Bledar Devolli gjithmonë ka qenë një nga ata që në fushë nuk pushonte së vrapuari. I tillë ka mbetur edhe si trajner. Debutimin në Superiore e nis me një fitore dhe nuk ka më mirë se kaq. Vetë trajneri në fund të takimit tregoi se fitorja nuk erdhi rastësisht. "Nuk është e rastësishm­e fitorja jonë. Jam i lumtur për këto tri pikë, që shumë nuk i kishin menduar. Edhe pse kishim Tiranën përballë e dinim që ata vinin nga Kategoria e Parë dhe kishin lojtarë të rinj. Na kanë vënë në vështirësi dhe i kemi vënë në vështirësi. Kemi bërë një punë të gjatë. Dua të falënderoj futbollist­ët. Janë heronj të vërtetë. Kam një grup të mrekullues­hëm në duar. Sakrifikoj­më të gjithë. Që nga lojtari i 22të deri tek unë. Do shkojmë çdo ndeshje për maksimumin", u shpreh ish-mesfushori, i cili premton të tjera gjëra të mëdha. Sipas tij, tifozët nuk kanë parë Kamzën e plotë dhe kjo skuadër mund të shkojë larg. "I vetmi peng është se futbollist­ët na kanë ardhur me vonesë dhe nja dy nuk kanë ardhur akoma. Jam shumë i kënaqur me këta që kam. Në qoftë se i bën hyzmetin stërvitjes vjen dhe rezultati. Duhet me

këmbë në tokë. Pa harmoninë e grupit nuk vijnë rezultatet", vijoi më tej Devolli.

Por a besonte te fitorja Devolli dhe grupi i lojtarëve? "Nuk kam thënë jam i kënaqur për barazim. Kam thënë që do shkojmë në çdo ndeshje për 3 pikë. Në çdo stërvitje unë kërkoj grintë dhe agresivite­t. Nuk është i rastësishë­m ky rezultat. Vuajtëm,

pasi kishim një ekip të madh. Falënderoj edhe Zotin për këtë fitore, por edhe çunat që janë heronj, sepse asgjë nuk të vjen nga larg", pranon trajneri i Kamzës. Diferencat mes ekipeve në Superiore janë të vogla dhe Kamza mund të jetë sërish surpriza e sezonit. Devolli thotë se të gjithë duhet të durojnë. "I kam thënë dhe presidenti­t. Duhet të kemi vetëm durim. Futbolli varet si të merr. E rëndësishm­e është të kemi durim. Kemi ndërtuar një ekip me merak. Harmonia ka notën 10. Rezultatet do vijnë. Ne i bëjmë hyzmetin. Kjo do jetë gjithmonë motoja jonë. Do të festojmë, por më pas menjëherë do të nisim punën për Partizanin", mbylli trajneri i Kamzës, Bledar Devolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania