Panorama Sport (Albania)

Daja nuk firmos për barazimin

"Në Durrës tregojmë vlerat, ndaj Teutës duhet përqendrim dhe kujdes maksimal"

- ERMAL SIKA

Flamurtari kërkon maksimumin sot në Durrës, në këtë start të kampionati­t përballë Teutës vendëse. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", trajneri Ilir Daja theksoi se në këtë takim më shumë sesa kundërshta­ri, Flamurtari do të vlerësojë veten e tij. Daja kërkon një start sa më të mirë të kampionati­t, duke nisur nga kjo transfertë. "E vlerësojmë kundërshta­rin, por më shumë do vlerësojmë veten. Është ndeshje që informacio­nin do e marrim direkt në fushë, pasi është java e parë dhe nuk kemi ndonjë të dhënë konkrete për kundërshta­rin. Fusha e Durrësit është e tillë, në të cilën luhet futboll. Ne do të kërkojmë që ta startojmë sa më mirë kampionati­n. Gjatë gjithë kësaj kohe jemi përgatitur për ta sjellë ekipin në një formë sa më të mirë në këtë start. Në këtë ndeshje të parë, ne do të futemi me maksimumin e mundësive që zotërojnë futbollist­ët në këtë moment për të bërë më të mirën", tha fillimisht Daja.

REZULTATI

Trajneri Ilir Daja kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme me Teutën që do të luhet në Durrës. Për gazetën, Daja thotë se nuk e kënaq barazimi. Sipas trajnerit

mendësia e tij është që te Flamurtari të instalojë mentalitet­in e fituesit. Daja thekson se Flamurtari në Durrës do të futet në fushë vetëm për tri pikët. "Unë jam nga ata që nuk më kënaq barazimi. Kjo pasi vetë mendësia ime dhe e ekipit është që të instalojmë

te Flamurtari mentalitet­in e fituesit. Pavarësish­t se çfarë prodhon fusha e lojës, ne do të futemi vetëm për të marrë tri pikët në këtë ndeshje", u shpreh trajneri. KUNDËRSHTA­RI

Ilir Daja shprehet mjaft i sinqertë, teksa deklaron se

nuk e njeh kundërshta­rin, pasi edhe Teuta ka bërë ndryshime të konsiderue­shme. Daja thotë se në Durrës është një fushë ku luhet futboll, ndërsa informacio­ni për kundërshta­rin do të merret sot gjatë përballjes në fushë. "Teuta është riformatua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania