Panorama Sport (Albania)

Alegri: CR7 më ekzaltoi, Kanselo për vetëvrasje

"Thjeshtësi­a në lojë e Ronaldos ishte ajo që më pëlqeu"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një start më drithërues sesa kaq nuk mund ta kishte pritur, por trajneri i Juventusit është mjaft i lumtur me lojën e bërë nga futbollist­ët e tij, duke parë se ishte edhe ndeshja e parë e sezonit. Masimilian­o Alegrin e kanë ekzaltuar edhe blerjet e reja, Kristiano Ronaldo mbi të gjithë, ndërsa me Zhoao Kanselon i është dashur që të merret disi psikologji­kisht, pas penalltisë së shkaktuar, por e "përkëdhel", përpara medias, në fund të takimit. "Pashë gjëra pozitive dhe negative. Në 45 minutat e para kishim një ritëm fantastik. Në fraksionin e dytë të lojës e ulëm shumë atë dhe kjo gjë nuk mund të bëhet. Ndoshta shpenzuam shumë që në fillim, madje gabuam edhe shumë raste, sepse që pas avantazhit, mund dhe duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë dhe të tretë madje, por në këtë fazë është e kuptueshme që nuk jemi në formën maksimale dhe si rrjedhojë ndeshjet e para janë gjithmonë të rrezikshme. RonaldoW Ka kërkuar disa herë portën, më vjen keq që nuk shënoi, por kjo edhe për faj të Sorrentino­s, që bëri disa pritje

fantastike. Gjithsesi, ajo që më mahniti tek ai ishte thjeshtësi­a e lojës që ofroi, madje edhe sakrifica që tregoi, duke u vënë në dispozicio­n të ekipit. Në fund ishte i kënaqur për fitoren dhe me paraqitjen personale. Jemi ende në fillim, ndaj duhet të mësojmë ta njohim më mirë Ronaldon dhe

ai duhet të njohë më mirë skuadrën. KanseloW Pas penalltisë e pashë të demoralizu­ar. Pas atij faulli, në fushë dukej sikur kërkonte me çdo kusht që të vetëvritej. Në dhomat e zhveshjes ishte i demoralizu­ar, por u mundova ta zgjoja, sepse këto janë gjëra që ndodhin".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania