Panorama Sport (Albania)

Shkrinjar e nis nga stoli, ndoshta edhe Perisiç

-

Punë sërish e veçuar edhe mëngjesin e djeshëm për Milan Shkrinjari­n, i kushtëzuar nga shqetësimi muskulor që e ka përndjekur gjatë ditëve të fundit dhe që, deri më sot, lë dyshime mbi praninë e tij si titullar për ndeshjen kundër Sasuolos. Nëse sllovaku do ngrejë "flamurin e bardhë", në vendin e tij do jetë Miranda përkrah De Vrajt. Jashtë Naingolan e Zhoao Mario për probleme muskulore, në fushë do jetë Lautaro Martinez në mbështetje të Ikardit. Në mesfushë Vesino fiton konkurrenc­ën me Galjardini­n në dyshen me Brozoviçin. Perisiç mund ta nisë nga pankina, me në vendin e tij Azamoahn dhe Dalbertin si mbrojtës të majtë. Binari i djathtë, do ndërtohet nga D'Ambrozio-Politano.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania