Panorama Sport (Albania)

Shënon Kejn, "Luani" thyen mallkimin e gushtit

-

Herri Kejn duket se ka thyer mallkimin që e ndiqte prej kohësh. Sulmuesi i "Tre Luanëve" nuk kishte shënuar kurrë një gol në muajin gusht dhe tani duket se tersi është larguar. Kejn ishte autori i golit të tretë të Spërsave në fitoren 3 me 1 kundra Fulhamit. Derbi londinez ishte shumë i luftuar ku vendësit shënuan të parët me anë të braziliani­t Lukas që zhbllokoi sfidën. Fulhami barazon me Mitroviç në të 52-ën. Por Triper shënon sërish në të minutën e 73-të duke rikthyer në avantazh skuadrën e Poketinjos. Herri Kejn shënon vetëm katër minuta më pas dhe vulos fitoren e dytë radhazi për skuadrën e tij. Totenhemi renditet në vendet e para me gjashtë pikë në dy ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania