Panorama Sport (Albania)

MINUTAT

-

13' Maldin Lmeraj provon nga jashtë zone me të djathtën, por topi nuk gjen kuadratin.

31' Rast i artë për Luftëtarin, Shkurtaj shërben në zonë, aty ky Donald Rrapo del i vetëm me portierin, gjuan tokazi me të majtën, por Klajdi Kuka pret mrekullish­t.

37' Goditje e fortë e sudanezit Rahim nga jashtë zone, me Ruçin që pret në dy kohë.

38' Lmeraj hedh një top të gjatë në zonë, aty ku Shkurtaj kërcen mbi të gjithë, por është i pafat, pasi topi kalon vetëm pak centimetra larg nga shtylla e djathtë pingule.

47' Gafë e Jltion Rapës në mbajtjen e topit, përfiton Marku, i cili fiton një faull vetëm 18 metra nga porta. Ekzekuton Çutra, por Ruçi grushton, e më pas Rahim me portën e boshatisur, gjuan dhe "sfera" devijohet nga Rapa. Krutanët pretendojn­ë për 11-metërsh, por vijon loja.

61' Patrik Bardhi kap në befasi mbrojtjen e Luftëtarit me një depërtim personal nga mesi i fushës, por goditja e mesfushori­t përfundon ngjitur me shtyllën.

62' Bardhi shërben për Rahim, që gjuan brenda zonës, por Ruçi bën mrekullinë, duke evituar një gol të sigurt.

69'-70' Kundërsulm i Kastriotit, me Markun që shërben te Bardhi, i cili mundohet të driblojë mbrojtësin Janiçiç brenda zonës, por ky i fundit e pengon. Gjyqtari akordon 11-metërsh për Kastriotin dhe nga pika e bardhë është mesfushori Sokol Mziu që godet saktë, 0-1. 90' Milosavlje­v tenton nga një goditje dënimi, por topi kalon mbi tra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania