"Vendi i parë ka presion, nuk merremi me Alitin"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Labinot Ibrahimi pohoi dje për mediat se Partizani ka ndryshuar, por mbrojtësi anashkaloi replikat me rivalët dhe pret fitoren ndaj Laçit.

A ndryshon kjo skuadër në raport me vitet e tjera? Normale që ndryshon. Profesor Gega, stafi i tij, presidenti e drejtori kanë bërë një punë shumë të mirë. Ka ndryshuar shumë nga e kaluara. Pas Kukësit, keni pësuar rregullisht gola. Si shpjegohet?

Nuk është presion, është pak psikologjike. Thuhej se Partizani ishte një nga ekipet më të mira të Europës, duke mos pësuar shumë gola.

Besoni se do ta kaloni me sukses Laçin?

Besoj se po, do e marrim si ndeshjet e radhës. Jemi duke punuar fort. Po bëjmë një punë të mirë. Besojmë se do ia kalojmë me sukses.

Si është të luash me dhe pa tifozë?

Është si nata me ditën, siç themi ne. Më mirë të mos luhet ajo ndeshje, pasi për tifozët luhet. Pa ta, nuk ka hijeshi futbolli. Na duhen. Edhe ata pak që kemi, është absurde t'i largojmë. A ju fut nën presion vendi i parë?

Normalisht, ka presion, por vështirë është ta mbash. E lehtë ta marrësh, por me punën që po bëhet, do e mbajmë vendin e parë.

Aliti i Skënderbeut ka thënë që Partizani nuk e mban dot presionin dhe nuk do jetë problem që ta kapin sërish vendin e parë...

Nuk do merremi me Alitin. Ata kanë punët e veta, ne tonat.

Me Alitin nuk do merreni, por do keni punë me kundërsulmet e Laçit... Patjetër që po, kemi punuar. I kemi parë të gjitha. Profesori këtu na këshillon, kemi punuar fort për këtë javë. Xhixha dhe Shtubina? I kemi marrë të gjitha masat, vetëm duhet të jemi me këmbë në tokë. Ta marrim si çdo ndeshje të radhës. Besoj se do e kalojmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.