Shiten 3 mijë bileta në Korçë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

3000 bileta janë shitur në Korçë për këtë takim, teksa pritet që pjesëmarrja të jetë e madhe për ndeshjen e radhës ndaj Flamurtarit. Këtë herë nuk është vetëm rivaliteti i ekipeve dhe tifozërive ajo që shtyn sportdashësit të jenë në stadium, por edhe ish-trajneri Ilir Daja që vjen si kundërshtar në krye të vlonjatëve. Pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë, madje nga sa kanë bërë me dije burime pranë tifozërisë korçare, do të ketë edhe koreografi të veçantë dhe mbi të gjitha, banera falënderues, por edhe ngacmues për trajnerin e Skënderbeut. Pritet kështu, që ndeshja të jetë e një niveli të lartë, jo vetëm për atë çka pritet në fushë, por mbi të gjitha edhe për atë që do të ofrojnë tifozët në shkallët e stadiumit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.