Frakturë në gishtat e këmbës, Dejvi Bregu pothuajse jashtë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Dejvi Bregu është lojtari i vetëm që shqetëson Skënderbeun në prag të ndeshjes kundër Flamurtarit. Mesfushori vlonjat rrezikon të humbasë takimin kundër kuqezinjve për shkak të një frakture në gishtat e këmbës e pësuar në ndeshjen e kësaj mesjave kundër Laçit. Në të tilla kushte, Dejvi Begu është stërvitur veçmas edhe ditën e djeshme, ndërsa nga stafi mjekësor po bëhet maksimumi për ta rikuperuar lojtarin, në rast se fraktura nuk do të japë shqetësime gjatë ditëve të fundit të përgatitjeve. Edhe në seancën e fundit të zhvilluar në aneksin e stadiumit, Bregu ka punuar veçmas, ndërsa nga mjekët do të pritet deri në mesditën e sotme për të dhënë verdiktin, nëse lojtari do të jetë gati apo jo. Në të kundërt, Shehi duhet që të kthejë kokën nga stoli, atje ku Hoxhaj duket lojtari më i mundshëm për ta zëvendësuar vlonjatin në këtë ndeshje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.