Rama: Vlora do të ketë stadium të ri

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Vlora do të ketë një stadium të ri. Lajmi për vlonjatët është dhënë dje nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në pallatin e sportit në Vlorë, ku u prezantua buxheti për vitin 2019. “Nuk e kam harruar, por jemi duke punuar për të filluar ndërtimin edhe të stadiumit të ri të Flamurtarit. Është një projekt që nuk përfshin vetëm stadiumin, përfshin edhe rindërtimin e këtij pallati, ashtu sikundër edhe një kompleks sportiv. Nuk diskutohet që Vlora meriton të ketë një pol sportiv dinjitoz, siç e ka aktualisht Korça, do ta ketë edhe Vlora. Ambicia është që të çojmë gratë dhe vajzat edhe në stadium për të parë Flamurtarin. Por që të ndodhi kjo, duhet t’u bëjmë grave dhe vajzave dhe familjeve një stadium modern”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.