Enigma pafund, 47 pyetje për sportin shqiptar

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Ka disa gjëra në jetë, të cilave e ke të vështirë t'u japësh përgjigje. Ka disa të tjera që komplikohen me kalimin e kohës dhe natyrisht që ka disa që vetëm në sportin shqiptar i has... natyrisht. I ftojmë personazhet e poshtëpërmendur që ta marrin me sportivitet rubrikën, sepse fundja, pyetje janë. Nuk kanë pse t'u japin përgjigje patjetër.... 1. Pse Kastrioti luan vetëm një pjesë loje?

2. Çfarë ndodhi me Kamzën në pjesën e dytë kundër Teutës?

3. A është e vërtetë ajo që thotë Klodian Duro se është më i miri?

4. UEFA orienton FSHF-në që të mos luhen ndeshje të premteve dhe të hënave, po kur luhet në mesjavë, a përbën rrezik?

5. A kanë ardhur raporte nga sistemi BFDS për trukim ndeshjesh? Nëse po, sa dhe për cilën ndeshje?

6. Cili është sekreti i Laçit që mund Skënderbeun?

7. Qarri ka ndërruar dy trajnerë në 12 javë për mungesë rezultatesh. Po Qarri, a ka përgjegjësi?

8. Panuçi pse e thërret Loret Sadikun kur ai e ka refuzuar një herë Shqipërinë?

9. Po Kaçen, pse e lë vazhdimisht jashtë?

11. Latif i Teutës, edhe sa penallti do gjuajë?

12. Po Rexhinaldo, a pushoi së qari?

13. Kush ia bëri llogaritë Kukësit për numrin e të huajve tani që Cungu ankohet?

14. Tirana a do të mbijetojë?

15. Sentamu, kur do gjuajë një herë direkt në portë pa e stopuar topin me gjoks brenda zonës?

16. Faji është vetëm i Halilit, apo edhe i tifozëve?

17. Luftëtari, kur do t'i japë rrogat?

18. Danilo Alvesh është i sëmurë apo e ka zënë "ngërçi" me bankomatin?

19. Po Tefik Osmani, pse është bërë kaq i urtë qëkur ka ikur nga Skënderbeu?

20. Gega, a do të na e thotë emrin e sulmuesit që do të marrë?

21. Po Kastriotit, kush ia dha premion kundër Partizanit? 22. Policia ka ndërmend të rimarrë situatën nën kontroll apo urdhri i partisë nuk bëhet dysh?

23. Tani që Duka u rizgjodh në krye të FSHF-së, Rama a vazhdon të mendojë se "Armando është nga ata që nuk ia ha qeni shkopin?"

24. Sa fusha futbolli për fëmijët do të inaugurohen në fund të vitit?

25. Po Kale, ku do të luajë si përfundim?

26. A është bërë ndonjë kontroll dopingu këtë seozn në Superiore?

27. Panuçi, a do të fitojë ndonjë ndeshje?

28. Jemi më mirë apo më keq me Panuçin?

29. Po Kukësi, për çfarë luan kur i zhvillon të gjitha ndeshjet jashtë?

30. A lumturohen çdo javë krutanët që zbresin në FushëKrujë për të parë ndeshjet?

31. Vllaznia, kur do t'i marrë rrogat?

32. A është e lumtur Voltana pasi e mbajti fjalën dhe e sheh Vllazninë e saj në Kategorinë e Parë?

33. Qazim Sejdini, a e ka idenë se çfarë ndodh me Elbasanin?

34. A krenohet Sejdini që Elbasani nuk luan më në stadiumin e vet?

35. Flamurtari, a do të licencohet për në Europë këtë sezon?

36. Altiparmakovski i Laçit, pse e ka raportin me golin më të komplikuar sesa mbiemri i tij?

37. Kur do të bëhet Liga Profesioniste?

38. Po Bekim Balaj, kur do të shënojë?

39. Tomori, a do të rikthehet ndonjëherë në Superiore? 40. Sa parà jep shteti shqiptar për futbollin?

41. Briken Calja, a e mori shpërblimin që i takon?

42. A e keni dëgjuar ndonjëherë zv.ministrin e Sporteve të flasë për problematikat e sportit?

43. Po Tirana, si i shpërndan paratë kur i ka llogaritë e bllokuara?

44. Bashkia, si ia kaloi një vit më parë 400 milionë lekë klubit të Tiranës?

45. Partizani, kur do ta ketë kompleksin e vet?

46. Duka, kur do të vendosë të mos bëjë qoka me licencimin e klubeve që nuk kanë stadium?

47. A është i kënaqur Duka me garën që bëhet në Kategorinë e Parë?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.