Mungon vetëm Melo, rikthime të rëndësishme ndaj Teutës

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Kukësi ka vuajtur shumë prej dëmtimeve, duke mos e lënë të qetë trajnerin Cungu, të cilit çdo javë i është dashur të improvizojë në formacion. Por kjo javë është më e stabilizuar sa i përket titullarëve, pasi edhe Donjet Shkodra është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm ndaj Teutës. Gjithashtu, një rikthim shumë i rëndësishëm është ai i kapitenit Shameti, i cili vuan nga një problem në gju. Kapiteni është rikthyer në stërvitje me grupin, por nuk mund të thuhet se është në 100 % të formës. Dilemat janë të mëdha nëse do ta nisë nga minuta e parë apo do të jetë në dispozicion të Cungut nga stoli. Ndërkohë, me ritme të shpejta për rikuperim po ecën edhe mbrojtësi i majtë, Simon Rrumbullaku, i cili ka nisur stërvitjen me grupin. Problemet fizike i kanë lënë pas edhe Maliqi e Dzaria. Mungesa e vetme është ajo e brazilianit Melo për shkak kartonësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.