"E merituam, nuk jemi në krizë"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA E PARË -

Edison Koçi e cilëson të merituar fitoren ndaj Pogradecit. Shefi i klubit të Lushnjës, në një deklaratë të dhënë për mediat, në fundin e këtij 90-minutëshi komentoi edhe pjesën e masave të marra. "I kishim marrë të gjitha masat për këtë ndeshje, pasi luanim pa praninë e tifozëve. Çdo gjë ka qenë korrekte, sistemimi i shikuesve në tribunën VIP, gjykimi dhe loja ishin korrekte. Mendoj që Lushnja e ka dominuar ndeshjen dhe e ka merituar fitoren. Nuk mendoj se ka krizë te Lushnja. E mbyllëm me fitore fazën e parë dhe po kështu besoj se do ta nisim edhe fazën e dytë", u shpreh shefi i klubit. Sakaq, trajneri Gjyla nuk foli dje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.