Albpetroli mund Përmetin, ka akuza për FSHF-në

Përmetarët nuk e kuptojnë afrimin e ndeshjes

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA I&II -

Albpetroli ka kaluar një transfertë të vështirë në Përmet ku ka fituar me rezultatin minimal 1-0. Një 3pikësh shumë i rëndësishëm për patosarakët që ngjiten në kuotën e 18 pikëve, një më pak se dy ekipet e tjera kryesuese. Ndërsa, vendësit nga Përmeti kanë hedhur dyshime dhe akuza për FSHF-në. Ndeshja - Një sfidë e fortë është luajtur dje në Përmet ku këtë e tregojnë edhe tetë kartonët e verdhë. Pavarësisht se vendësit krijojnë disa raste për shënim, nuk arrijnë të finalizojnë dhe në këtë mënyrë kjo pjesë mbyllet me rrjeta të paprekura. Pjesa e dytë nis më mirë për miqtë. Në minutën e 60-të, një gabim i mbrojtësit Sanxhaku dhe përfiton Hatia që kroson në zonë aty ku është Kumanaku që godet me kokë, duke shënuar dhe kalon Albpetrolin në avantazh. Ndërkaq, drejtuesit e Përmetit nuk e kuptuan arsyen pse ndeshja u afrua për të shtunën. "FSHF po prish garën duke favorizuar ekipe të ndryshme. Si në Memaliaj dy javë më parë ku

patosarakët u favorizuan, edhe këtë herë gjyqtari ndikoi deri diku në rezultatin e takimit. Ne u njoftuam vetëm të premten në mbrëmje që ndeshja do të zhvillohej të shtunën", thanë drejtuesit përmetarë. Roland Suli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.