Panuçi-Mavraj, krisje për një ditë... leje

Stërvitja nis të martën, por trajneri i do kuqezinjtë të hënën

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - OLSI TUJANI

undjava është e ngje shur me kampionatet në të gjitha shtetet, në të cilat kuqezinjtë do të jenë në dispozicion të ekipeve të tyre për t’u shërbyer në realizimin e objektivave. Mirëpo, këtë fundjavë ka edhe ndeshje ditën e hënë, pikërisht në ditën kur kuqezinjtë duhet të jenë në grumbullim në Durrës. Për fat të keq, ka pasur një mosdakordësi mes trajnerit Panuçi që një prej lojtarëve me më shumë eksperiencë, tashmë kapiteni i Kombëtares, t’i shërbejë skuadrës së tij në takimin e orës 18:00 në transfertë me Smirnis. Mavraj ka kërkuar disa orë leje pasi në qendër të mbrojtjes shqiptari është i vetmi prej alternativave të besueshme, duke qenë se një tjetër mbrojtës vjen nga dëmtimi.

“Krisja” -

Mërgim Mavraj

është një nga lojtarët kyç të prapavijës së Kombëtares, po ashtu edhe në skuadrën e Arisit. Duke qenë se seanca e parë stërvitore e përfaqësueses është të martën, atëherë vetë futbollisti ka dashur që të jetë në shërbim të ekipit grek edhe pasditen e së hënës për t’iu bashkuar kuqezinjve në orët e vona të së hënës ose paraditen e së martës. Kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht nga trajneri Panuçi, i cili me anë të FSHF-së ka dërguar përgjigjen zyrtare në adresë të klubit të Arisit, që mbrojtësi kuqezi nuk duhet të aktivizohet të hënën dhe se ekipi duhet t’i përgjigjet ftesës së bërë në datat e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, pra si detyrim i klubit. Në këtë moment, ka ndodhur një lloj krisjeje mes trajnerit dhe vetë lojtarit.

Situata -

Për mbrojtësin e Kombëtares është e kuptueshme që situata nuk është në favor të tij, pasi rregullat e “detyrojnë” që të mos e ndihmoje dot Arisin. Mirëpo, “Panorama Sport” ka mësuar se në aspektin njerëzor, refuzimi dhe ultimatumi i trajnerit kundrejt një futbollisti me eksperiencë, në rastin kur nuk pengohet stërvitja me kuqezinjtë, ka lënë shije aspak të mirë në marrëdhënien mes palëve. Në finale, pa një leje nga vetë Panuçi, mbrojtësi do të jetë në grumbullim të hënën. Shqipëria do të luajë të shtunën ndaj Skocisë dhe të martën në miqësore me Uellsin. Për Migjen Bashën, leja nuk ka qenë problem, duke qenë se është i pezulluar me kartonë për Skocinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.