Dora e hekurt, trajneri “dogji” edhe Cikalleshin

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Nuk është hera e parë që disa orë vonesë në grumbullim bëhen shkak që futbollistë të Kombëtares të “përplasen” me trajnerin Panuçi. Që në fillimet e tij me kuqezinjtë, italiani “bëri shembull” Sokol Cikalleshin. Kur bomberi ishte në ditën e tij të firmosjes së një kontrate të re dhe me shumë perspektivë futbollistike për të, trajneri refuzoi vonesën e bomberit disa orë në të njëjtën ditë grumbullimi. Në këto kushte, Panuçi e hoqi nga lista për atë grumbullim. Për sa kohë bëhet fjalë për grumbullime me data të UEFA-s dhe FIFA-s, çdo lojtar është i detyruar që t’i përgjigjet ftesës nga Kombëtarja, mirëpo duke qenë se bëhet fjalë për askete profesionale dhe kur shqiptarët janë të rëndësishëm në ekipet e tyre, atëherë e mira e të gjitha palëve do të jetë që të ketë një marrëveshje. Disiplina është e nevojshme, por marrëdhënia njerëzore e shëndoshë, edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.