Balaj shijon fitoren nga stoli, humb Cikalleshi

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Fundjava ka pasur disa aktivizime të legjionarëve me skuadrat e tyre. Bekim Balaj ka ndjekur nga stoli fitoren e Akhmat Groznit 1-2 në transfertë, ndërkohë që Cikalleshi është aktivizuar në minutën e 63-të në disfatën e Goztepes në transfertë ndaj Erzurum, 21. Disfatë 2-0 edhe për PAS Janinën e Andi Lilës, në të cilën është ndëshkuar me të verdhë në të 80-ën. Karton i verdhë për Qakën në fitoren 1-2 të Poli Iasit ndaj Astras, në të cilën ka munguar Llullaku. Ardian Ismajli fiton thellë 3-0 me Hajduk Splitin ndaj Zapreziç, ku përballë është vënë me Herdi Prengën, takim në të cilin dy shqiptarët kanë luajtur nga 90 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.