Ronaldo Ronaldo rikthehet rikthehet në “vendin “vendin e e krimit”, krimit”, sfidon sfidon Higuainin Higuainin dhe Gatuzon Gatuzon

atuzo përdor Kesin për të limituar yllin e Juventusit

Panorama Sport (Albania) - - FAQE 1 - Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Trajneri Trajneri kuqezi: kuqezi: Juventusi Juventusi nuk nuk është është vetëm CR7

Alegri: Alegri: Pres Pres një një Gonzalo Gonzalo të të uritur uritur përballë përballë nesh nesh

Statistikat, Statistikat, "Zonja" "Zonja" shpërdoron shumë, Milani Milani di di ta ta godasë godasë

Sot Xhenaro Gatuzo do të ndajë përsëri të njëjtin qiell me Ronaldon, 11 vjet pas atij 2 maji të 2007-ës, kur portugezi, në atë kohë 22 vjeçar dhe sulmues i Mançester Junajtidit, merrte një leksion përulësie që nga Milani i Ançelotit. Sot sfida përsëritet, në kornizën më italiane të mundshme dhe përsëri në "San Siro", Rino pret CR7-ën.

KURAJË DHE BUKURI - 11 vjet më parë luhej për Champions dhe përballë ishte një talent që pritej të vendoste diktaturën në Europë dhe një fshatar kalabrez. Ronaldo do të përplaste për herë të parë fytyrën dhe flokët me xhel në një fushë mitike, teksa ishte vetëm një hap larg lavdisë. Ajo humbje e Junajtidit në Milano mbetet edhe sot një nga disfatat më të rënda të karrierës së portugezit. Thuhet se nuk e ka tretur ende, madje edhe që mësoi më shumë në atë takim sesa në shumë raste që do të vijonin, sepse pa nga afër "Topin e Artë" që u vendos te këmbët e njëfarë Rikardo Kaka. Që nga ai moment shumëfishoi sforcot, skaliti talentin dhe u "gatuzizua". Notat e kohës janë të pamëshirshme për duelin Rino-Ronaldo: 8 për milanistin që "shkërmoqi Ronaldon me personalitet dhe dyfishime markimi" dhe 4 për portugezin: "Lepurush nën kthetrat e Gatuzos".

SHKËNDIJA - Pas asaj fitoreje epike, Gatuzo do të rrëfente se e kishte ndaluar Ronaldon falë instinktit sepse: "Ta studiosh është e kotë". 100 për qind të dueleve të fituara nga mesfushori në atë ndeshje, teksa Ronaldo binte pre e driblimeve të tij dhe naivitetit të moshës. Në një nga përballjet në fushë, Rino përplaset me Ronaldon, teksa topi përfundon te Kaka që shënoi golin e parë. Sfida përsëritet shpesh, teksa çdo ndërhyrje e milanistit shoqërohej nga uturima e "San Siro"-s që i gëzohej numrit 8, më shumë se golave të Sedorfit dhe Xhilardinos. Portugezi hakmerret me një kalim të topit poshtë këmbëve, por ishte thjesht një flakë kashte. Zjarri i vërtetë i mbrëmjes ishte Gatuzo, për të cilin Ambrozini shprehet: "Në të tilla mbrëmje Rino na udhëhiqte, ishte shkëndija e Milanit, pastaj Ronaldo ishte Ronaldo, zemërata e Zotit". Kjo Juve ndryshon nga ai Junajtid rinor, teksa portugezi mendon më shumë për fitoret sesa golat. Gatuzo është gati t'i japë udhëzimet e fundit Kesit për ndeshjen perfekte, trajneri i Milanit e di si realizohen mbrëmjet magjike.

Higuain godiste dy herë Milanin në San Siro, por pak pak muajsh rigjen Juven si rivale

2 maj i 2007-ës, Milan - Man. Junajtid, Gatuzo i hakërrehet Ronaldos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.