Juvja shpërdoron shumë, Milani mund ta ndëshkojë

Bardhezinjtë fusin ujë në mbrojtje, sot vjen Higuaini

Panorama Sport (Albania) - - ITALI - Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Torino, kemi një prob lem. Juventusi është shumë i mirë, diçka që në fakt nuk i shkon për shtat një ekipi që është cinik në përkufizim, i pamëshirshëm nga zakoni dhe "gjakatar" nga tradita. Të kuptohemi, në raportin me golat. Kjo skuadër në fakt është ndryshe nga të tjerat që janë veshur më parë me ngjyrat bardhezi: impresionon për pasimet, për kontrollin e topit dhe të lojës, por duket se u jep jetë më shumë sesa duhet kundërshtarëve. Ka ndodhur në disa ndeshje të këtij sezoni dhe mjaftojnë dy për simbolikë: Juventus-Xhenoa dhe Juventus Mançester Junajtid. Gjithmonë në Torino, gjithmonë pikë të humbura.

TË MIRË APO TË KEQ"Duhet të shënojmë gola, të konkretizojmë rastet. Duhet të jemi më të keq përpara portës kundërshtare", tha Masimiliano Alegri të mërkurën pas humbjes. Diçka e çuditshme, që Juventusi ende nuk ka bërë bashkë dy idetë e trajnerit, i cili dashuron çmendurisht praktikën dhe jo teorinë. Juventusi krijon shumë raste, por i shpërdoron. Ka një golashënues të madh si Ronaldo, i cili në fillim të sezonit godiste shumë dhe shënonte pak. Për më tepër ka një grup sulmuesish që do t'i donin të gjithë, por në fakt nuk janë të specializuar për cinizëm. Statistikat e konfirmojnë. Nëse marrim parasysh kampionatin dhe Champions- in, Juventusi është i bukur dhe i mirë. Shumë i mirë. Mes 17 skuadrave të marra për bazë: 6 angleze, 5 italiane, 3 spanjolle, 2 gjermane dhe 1 franceze: Juventusi është në vendin e dytë për goditje në total. Vetëm Mançester Siti ka goditur portën më shumë sesa Juventusi (305 me 288).

POR PSG-JA...- Nëse nga goditjet në total do të kalojmë te rastet e shpërdoruara dhe golat e mundshëm (statistikë që mat volumin e lojës në lidhje me tipologjinë e rastit), Juventusi zbret më poshtë. Pastaj për goditjet në portë shkon në vendin e gjashtë dhe nëse llogarisim golat (gjëja më e rëndësishme në futboll) shkojnë në të shtatin. Shumë skuadra të tjera bëjnë më mirë sesa bardhezinjtë në këtë aspekt.

"ZJARRI"- Le t'i lëmë numrat dhe të nisim arsyetimin. Më e rëndësishmja është që është absurde të kritikosh Juventusin pas humbjes së parë. Mbi të gjitha, për një ndeshje të kontrolluar për 80 minuta. Cinizmi ishte problemi i vetëm i Juventusit dhe nuk duhet të mësohet me këtë fakt. "Humbja na bën të kthehemi me këmbë në tokë. Po luanim me zjarrin. Gjatë këtyre sezoneve ka pasur gjithmonë një ndeshje ku bënim kthesën. Shpresojmë të

jetë kjo", tha kapiten Kielini. Por, kjo skuadër pëson shumë gola nga goditjet e dënimit, qoftë nga ato qendrore apo anësore. Ai kërkon që skuadra e tij të menaxhojë më mirë situatat dhe jo vetëm të vjedhë topin për të sulmuar. Përveç problemeve në sulm, kujdes edhe në mbrojtje.

Juventusi të mërkurën pësoi

golin e parë nga jashtë zone. Për pjesën tjetër, lajmet negative kanë ardhur nga devijimet në zonë dhe krosimet e shumta. Nëse flasim për dyshime të vogla, ky është një prej tyre. Dhe Pol Skolls flet hapur duke analizuar ndeshjen me Mançesterin. "Ai mund të kishte dalë në atë rast, por është pika e

dobët e kësaj skuadre. Ndërsa Hërgrivs shkon më tej: Sa skuadra kanë fituar Champions-in pa një portier të nivelit të lartë? Shezni nuk ka bërë shumë gabime, por është e vërtetë që shpeshherë të krijon idenë se nuk është i sigurt. Juventusi kërkon maksimumin kudo dhe Vojçek e di që çdo gabim do t'i kujtohet gjithmonë. Të presësh pas Bufonit nuk është një punë e lehtë. Sfida e radhës për të është kundër Higuainit me shokë. Dhe Kielini me të tijtë e di shumë mirë se kanë përballë një sulmues të uritur, të rebeluar dhe me dëshirën për t'u hakmarrë pas largimit në merkaton e verës nga Juventusi drejt Milanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.