Arsenali ka frikë se ka humbur sezonin

Panorama Sport (Albania) - - ANGLI -

Arsenali ka frikë se sezoni për Deni Uellbekun ka përfunduar, ndërsa doktorët po mendojnë opsionin e operacionit të kaviljes së djathtë, të cilën sulmuesi e dëmtoi shumë rëndë të enjten në Ligën e Europës kundër Sporting Lisbonës. Ai do të bëjë edhe një rezonancë magnetike përpara se të merret vendimi përfundimtar. Doktorët po presin që kavilja të çënjtet për të kuptuar diagnozën përfundimtare, por dyshimet janë se Uellbek ka pësuar një thyerje, nxjerrje dhe këputje ligamenti. "Topçinjtë" e Emerisë rikthehen në fushë sot përballë Uolverhemptonit, një skuadre ndaj së cilës nuk janë mundur në 19 ndeshjet e fundit, si në kampionat ashtu edhe në kupë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.