Panorama Sport (Albania)

Interi shkrin Rapidin, Vanda thumbon sërish

Perisiçi gol e asist. I bashkohen Vesino, Ranokia e Politano

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi merr një natë “pushim” larg polemi kave dhe thashethem­eve. Me siguri Liga e Europës në këto nivele nuk arrin ende të nxjerrë në pah anën e “çmendur” të zikaltërve, që këtë herë mbyllin llogaritë e kualifikim­it pas 20 minutash, e nis ndeshjen në binarët e duhur dhe e mban deri në përfundim duke mbyllur sfidën 40. Ishte dhe mbetet superiore kundrejt Rapidit, edhe pas disa minirreziq­eve dhe shpërqendr­imeve në ndeshjen e parë. Austriakët ndiejnë aromën e humbjes që në të 11-ën, pas golit të Vesinos dhe u rikthyen virtualish­t në shtëpi kur Ranokia, në 7’ më pas, dërgoi fluturimth­i topin në shtyllën e parë të kuadratit të Shtrebinge­r. Për trisin u desh të pritej pjesa e dytë: Perisiç, me një kundërsulm për manual, driblon edhe portierin dhe me një parabolë mposht edhe dy mbrojtësit vjenezë që tentuan të shpëtojnë portën: në fund kroati meriton edhe çmimin si “Lojtar i Ndeshjes”. Pokeri i takon Politanos i cili, i shërbyer nga Ivani, thjesht u bën më të hidhur mbrëmjen miqve.

SUPER-RANOKIA DHE

PERISIÇ — Duke lënë mënjanë avantazhin e Vesinos, që ishte “antipasta”, për t’u riparë është goli i Ranokias: ai që i kishte lënë shiritin e kapitenit Ikardit, i cili në humbjen e fundit me Bolonjën u sakrifikua edhe si qendërsulm­ues, shfrytëzon një top të ardhur pas një serie goditjesh me kokë dhe realizon një rrjetë për një fantazist. Andrea ishte e vetmja surprizë e një formacioni pa shumë mungesa, ku pjesë e rrotacioni­t ishin vetëm Soares dhe Kandreva. Sulmi iu besua sërish Lautaros, i mbështetur nga Naingolan dhe Perisiç. Mbi të gjitha nga kroati, dje i rikthyer në versionin “I Tmerrshëm” dhe që shndërron korsinë e majtë në një “pistë fluturimi”: asistet jo gjithmonë janë të saktë, por nëse Kandreva shpërdoron pasimin, Vesino e shfrytëzon më së miri dhe nga një pozicion diagonal mposht portierin austriak në shtyllën e dytë.

ADMINISTRI­M - Pas dy golave të parë, zikaltrit nisin të administro­jnë lojën, të sigurt edhe nga avantazhi 1-0 i regjistrua­r një javë më parë në fushën e Rapidit. Brozoviç shihet në gjithë fushën: vrapon, rikuperon pasime dhe në fund meriton pushimin (e zëvendëson Borha Valero). Perisiç kërkon top në çdo aksion, Lautaro kërkon festën personale duke iu afruar në dy raste me kokë, Kandreva “falet” për gabimin e minutave të para me asistin për golin e tretë: ku Perisiç bën atë që nuk bënte prej kohësh dhe meriton duartrokit­jet e “San Siro”-s. Ndërsa Handanoviç, si shpeshherë,

bën më së shumti “spektatori­n”. Politano shënon edhe golin e katërt, pas një kombinimi me Perisiçin. Edhe Ikardi, prezent në stadium, largohet pesë minuta përpara fundit... Fitorja e katërt radhazi për skuadrën e Spaletit. Tani është “zyrtare”: Interi ka rinisur marshimin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania