Panorama Sport (Albania)

KËLCYRA

- Roland Suli

Këlcyrjotë­t e kanë nisur në mënyrën më të mirë fazën e dytë duke fituar në Tepelenë. Gjatë merkatos së janarit, në ekip u afrua portieri Xheli i ardhur nga Erzeni. Në një prononcim për gazetën ai shprehet: "Jemi duke u përgatitur për sfidën e radhës në fushë tonë me Butrintin ku do të kërkojmë vetëm fitore. Ajo që më shqetëson në këto momente është mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit. U bënë 10 muaj që ata vuajnë dënimin e fushës. U bëj apel organeve disiplinor­e të federatës që ta rishohin këtë dënim dhe tifozët të rikthehen në stadium", tha Xheli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania