Panorama Sport (Albania)

TEPELENA

- Roland Suli

Tepelena e kërkoi me ngulm fitoren ndaj Këlcyrës, por në fund u mund me rezultatin 2-0. Skuadra nuk pati fat kur goditi shtyllën, ndërsa iu anulua edhe një gol. Në një prononcim për gazetën, trajneri Ilir Selimi shprehet: "Pas analizës, ne nxorëm mësimet. Edhe pse bëmë një lojë shumë të mirë, nuk arritëm që ta shmangnim humbjen. Megjithatë, ajo ndeshje kaloi tashmë dhe duhet të fokusohemi maksimalis­ht në ndeshjen që do të luajmë në Kuçovë. Është një sfidë e vështirë, por do të kërkojmë të marrim maksimumin e mundshëm", tha trajneri Ilir Selimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania