Panorama Sport (Albania)

Egnatia, "ish-ët" kundër së shkuarës

- Aldo Buzi

Rrogozhina­sit po vijojnë me intensitet të lartë përgatitje­t për sfidën e radhës me Apoloninë. Nën drejtimin e trajnerit Bledar Sinella dhe stafit të tij, grupi i lojtarëve po merr ngarkesa në çdo drejtim. Seancën e djeshme, drejtuesit kanë menduar ta zhvillojnë në fushën e aneksit në qytetin e Kavajës. Kjo, për shkak se atje kushtet janë me të mira dhe u shërbejnë lojtarëve të ruajnë formën e mirë që po kalojnë. Ashtu si ndaj çdo kundërshta­ri të grupit, edhe me Apoloninë do ketë brenda duelit një sfidë "ish-ësh". Pasi disa lojtarë rrogozhina­s apo e kundërta kanë luajtur sezone më parë me fanellat respektive. Te fierakët, kapiteni Rudin Nako vjet ka dhënë kontribut në Rrogozhinë duke lënë gjurmë dhe si golashënue­s në disa raste. Kurse tek Egnatia janë pjesë aktualisht Broshka, Dimo, Troka, Bakalli, Canka, që në Fier kanë kontribuar në periudha e vite të ndryshme. Një sfidë interesant­e për shumë lojtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania