Panorama Sport (Albania)

Vllaznia dhe Kamza, duel për mbijetesën në Superligë

-

Sot do të zhvillohen sfidat e para të vlefshme për javën e 13-të në basketboll­in e meshkujve dhe të femrave. Në radhët e meshkujve, Superliga ofron një përballje mbijetese, ku Vllaznia do të presë në Shkodër një rival të drejtpërdr­ejtë për qëndrimin në kategori, siç është Kamza. Ky takim do të luhet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në orën 18:00. Ndërsa në kategorinë e parë për femra, do të luhen dy sfida në kryeqytet. Në pallatin e sportit "Asllan Rusi", SHKB Tirana kryesuese do të presë Vllazninë në orën 15:00. Po në të njëjtën orë, por në sallën sportive "Farie Hoti", SHB Tirana do të presë skuadrën e Elbasanit. Java në basketboll­in e femrave do të mbyllet nesër më ndeshjen që do të zhvillohet në Vlorë, ndërmjet Flamurtari­t dhe Studentit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania