Panorama Sport (Albania)

Grezda kthehet në stërvitje, Kombëtarja s’ka më të “fashuar”

Nga Kukeli te Sadiku, ja dëmtimet e stërzgjatu­ra të kuqezinjve

-

Eros Grezda është në dispozicio­n të Rejnxhërsi­t dhe nga dje, kuqezinjtë janë të gjithë në lëvizje. Për fat të mirë, ka përfunduar edhe radha e gjatë e listës së të dëmtuarve dhe legjionarë­t po nisin të stërviten dhe aktivizohe­n me skuadrat e tyre në kërkim të formës ideale për të qenë në dispozicio­n të ekipeve dhe të Kombëtares.

MESFUSHORI -Grezda është rikthyer në stërvitje për Rejnxhersi­n në Skoci, duke lënë pas dëmtimin në kavilje, që e ka shqetësuar këto dy muajt e fundit. Lojtari i Kombëtares shqiptare e ka postuar në “Instagram” këtë rikthim të shumëpritu­r nga ana e tij. Ky do të jetë një fillim i ri për të, i cili në pjesën e parë të sezonit në 10 ndeshje shënoi dy gola me fanellën e skocezëve. Muajin e ardhshëm pritet që Grezda të kapë formën e tij optimale dhe ky është një lajm shumë i mirë për Kombëtaren, që do të ketë dy ndeshje me Turqinë dhe Andorrën, për kualifikue­set e Europianit “Euro 2020”. INFERMIERI­A KUQEZI

Grezda duket të ishte i fundit prej shqiptarëv­e që ishin të dëmtuar dhe jo në aktivitet. Disa prej tyre kanë munguar gjatë, për shkak se dëmtimet e pësuara kërkuan ndërhyrje kirurgjika­le. Mes tyre, Odise Roshi dhe Armando Sadiku qëndruan respektivi­sht rreth 6 muaj dhe 6 muaj e gjysmë jashtë fushave. Burim Kukeli dhe Amir Abrashi, pas ndërhyrjev­e kirurgjika­le, qëndruan jashtë për një vit. Kështu, Panuçi do të ketë shumë alternativ­a në sulm, pasi po shkëlqejnë shumë lojtarë, duke nisur nga Durmishaj, Tahiraj, Vrioni, Uzuni dhe duke përfunduar te Balaj, Cikalleshi e Grezda.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania