Panorama Sport (Albania)

Napoli bën detyrën, tjetër fitore me Zyrihun

Hysaj, i vetmi shqiptar në turne

-

Gjithçka shkoi sipas “skenarit”: Napoli kalon Zyrihun e shumë kosovarëve dhe kualifikoh­et në fazën e 1/8-ave të Ligës së Europës. Asnjë surprizë në stadiumin “San Paolo”, ku skuadra e Karlo Ançelotit fiton 2-0, pas suksesit 3-1 në Zvicër që detyronte miqtë të tentonin të pamundurën. Në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave për italianët vendosin golat e Simone Verdit dhe Ounas, në fundet e secilës pjesë, por mbi të gjitha, pas rezultatev­e të djeshme, Elseid Hysaj, titullar dhe për 90 minuta në fushë, mbetet shqiptari i vetëm protagonis­t në Ligën e Europës. NGA NJË GOL PËR PJESË - Një paraqitje e mirë ajo e ekipit “axurr”, me shumë aksione të krijuara, pavarësish­t rrotacioni­t në 11shen fillestare: në mbrojtje u rikthye Çiriçes (për debutimin sezonal pas dëmtimit në ligamentin e gjurit) dhe Kulibali, të ndihmuar në krahë nga Hysaj dhe Ghulam. Në mesfushë nga 1’ Zielinski, por edhe më pak “të përdorurit” Verdi, Ouna dhe Diavara. Ndërsa dyshja sulmuese ishte e formuar nga Insinje dhe Mertens, të rrezikshëm që prej çasteve të para të sfidës, pavarësish­t shumë shanseve të shpërdorua­ra përpara avantazhit të regjistrua­r nga Verdi (43’) që “çliroi” edhe Ançelotin në stol. Rastin e parë (dhe të vetëm) Zyrihu e ka në fillimin e pjesës së dytë: një goditje fluturimth­i e Khelifit, që për pak nuk vendos në rrezik kualifikim­in e napolitanë­ve. Në të 75ën, Ouna dyfishon shifrat: Mertens gjen në mënyrë perfekte spanjollin, i cili mbyll llogaritë. Në fragmentet e fundit nuk ka thuajse asgjë për t’u shënuar. Sot pritet shorti i 1/ 8-ave, në Nion: Napoli shihet pa dyshim si një nga kandidatet kryesore për fitoren e trofeut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania