Panorama Sport (Albania)

Tjetër provokim i Vandës: Largohu kur nuk të vlerësojnë

Bashkëshor­tja-menaxhere nuk ndalet me postimet

-

Gjatë paradites së të mërkurës, nga testet mjekësore në klinikën “Humanitas” të Milanos, të kërkuara nga vetë Interi, është konfirmuar se shqetësime­t në gju, që momentalis­ht nuk po lejojnë Mauro Ikardin të luajë, “nuk kanë pasur ndryshime të mëdha krahasuar me kontrollet e kryera përpara startit të sezonit sportiv aktual”. Në mbrëmje, një postim i Vanda Narës në “Tëitter”, që duket gjithmonë i lidhur me çështjen, nuk ka ndihmuar aspak në riafrimin mes sulmuesit zikaltër dhe klubit. “Injoro kur të kritikojnë, dëgjo kur të japin këshilla, largohu kur nuk të vlerësojnë”, shkruhej në foton ku bashkëshor­tja-menaxhere e argjentina­sit uronte “natën e mirë”. Ndërsa mesazhit të një tifozi, ku lexohej “ne të duam, ju lutem qëndroni tek Interi sepse jeni një pjesë e zemrës sime”, i ka replikuar me një zemër të thyer... Dhe pavarësish­t thumbimit të radhës, mbrëmjen e djeshme, Vanda dhe Mauro Ikardi nuk munguan në “San Siro”, në fitoren 4-0 të Interit me Rapidin, por sërish u bënë shënjestër e vërshëllim­ave. KUNDËR TRAJNERIT – Sjellja e përsëritur e Vandës shkon tërësisht kundër me fjalët e trajnerit Luçiano Spaleti, i cili në konferencë­n për shtyp të asaj dite përpara Rapidit u shpreh se “këto situata nuk zgjidhen me mesazhe dhe ‘like’, por duke qëndruar të bashkuar”. Në krahun tjetër, Ikardi, i cili kaloi pasditen duke festuar datëlindje­n e njërit prej fëmijëve të Vandës dhe mbrëmjen përpara televizori­t duke parë Champions-in, nuk ishte i grumbullua­r për sfidën me austriakët, për të tretën ndeshje radhazi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania