Panorama Sport (Albania)

Çelsi avancon, por Rydiger shpërthen: U lodhëm me Sarrin

-

Te Çelsi nuk kanë të shuar polemikat dhe rebelët kundrejt trajnerit Mauricio Sarri shtohen çdo ditë. I fundit që ka folur pa doreza dhe asnjëherë kaq hapur sa lojtarët e tjerë, ka qenë mbrojtësi gjerman i bluve të Londrës, Antonio Rydiger: “Ajo që po na mungon për momentin në skuadër është prezenca e një lideri të vërtetë, siç ka pasur Çelsi në të kaluarën lojtarë si Xhon Terri. Dhe në të tilla kushte na mbetet të gjithëve të bëjmë paksa liderin, - shpjegon Rydiger që më pas shpërthen. – Sarri? Është e njëjta gjë sikur je në shkollë dhe gjatë kohës dëgjon mësuesin. Patjetër që lodhesh, të kthehet në çështje mendore, por në fund të ditës secili duhet të bëjë punën e tij”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania