Panorama Sport (Albania)

Iakini me Veselin: Duhet një ndeshje e madhe

-

Empoli vjen në takimin sotëm ndaj Milanit pas fitores me tre gola javën e kaluar. Bepe Iakini me shumë gjasa do t’i besojë sërish Frederik Veselit në prapavijë, teksa në sulm do të kapet pas golave të kapiten Kaputos. Duke folur për ndeshjen e orës 20:30 në “San Siro”, tekniku i Empolit deklaroi: “Shija e fitores së javës së kaluar është ende e fortë, por kemi pasur shanse të fitonim edhe takime të tjera. Në disa raste kemi pasur edhe fatin kundër. Milani është një skuadër e fortë, me cilësi dhe organizimi. Teksa u hedh një sy statistika­ve, shoh që krijojmë shumë. Variacione­t në sulm janë një faktor pozitiv, por për të marrë pikë ndaj Milanit do të duhen më shumë se statistika­t”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania