Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

· Milani dhe Empoli u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e fazës së parë. Por kuqezinjtë nuk njohin humbje prej shtatë ndeshjesh në Seria A. (4F,3B).

· Skuadra e Gatuzos ka një mesatare prej 0.92 golash të pësuar për ndeshje. · Vendësit kanë humbur vetëm dy ndeshje në “San Siro” këtë sezon. Por, kanë lënë pikë në katër nga shtatë ndeshjet e tyre në shtëpi.

· Empoli nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje në transfertë në këtë sezon (B4, H7). Ata gjithashtu kanë dështuar të shënojnë në tri ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë së tyre.

· Polaku Kristof Piontek është njeriu i momentit në skuadrën milaneze. Ai ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e fundit. · Milani ka pësuar 16 nga 22 golat e tyre në pjesën e dytë.

· 13 nga 15 ndeshjet e fundit të Empolit kanë prodhuar një mesatare prej 2.5 golash. · Miqtë kanë pësuar gjithmonë të parët në 8 nga 11 ndeshjet e luajtur në trasnfertë.

· Ndeshja e fundit e fituar nga skuadra e Empolit në “San Siro” ndaj Milanit daton më 24 prill të vitit 2017 me rezultatin 1-2.

· Hera e fundit që Milani fitoi ndaj toskanëve në Milano ka qenë në sezonin 2015. 2-1 me golat e Bakas dhe Luiz Adriano.

· Fitorja më e thellë në këto 10 vite ndaj bluve daton më 15 maj të 1999 në “San Siro’.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania