Panorama Sport (Albania)

Berat Gjimshiti: As unë e as Juvja s’jemi perfektë, Piontek më befasoi

-

Ndër parimet bazë të dialektikë­s është të parit në sy të personit që qëndron përballë. Të paktën kështu thuhet. Mbase është e vërtetë, e megjithatë nuk mund të vlejë për të gjithë. Të paktën jo për Berat Gjimshitin, gjiganti shqiptar me 190 centimetra që gjatë intervistë­s fiksohet me një pikë dhe nuk ia ndan sytë. Vështirë të të shohë në sy, por kjo nuk është arsye për të vënë në diskutim natyrë e djaloshit të lindur në Zyrih më 19 shkurt të 1993-shit. Karakter mbrojtësi që luan me Kombëtaren e Shqipërisë ka me shumicë. Fytyrë prej të forti dhe vendosmëri në fjalët e tij, teksa deklaron: “Jam i kënaqur me sezonin tim, qoftë në aspektin individual e ashtu në atë ekipor. Jam përpjekur çdo ditë të jap maksimumin. 100 për qind në çdo stërvitje. Që kur u bëra pjesë e grupit, u mundova të nxjerr në pah vlerat e mia dhe të tregoj me fakte që e meritoja fanellën e Atalantës”. Në verën e nxehtë të vitit të kaluar pakkush në Itali priste një surprizë të tillë nga Berati. Pak fjalë e shumë fakte. Vërtet shumë. Deri tani mbrojtësi shqiptar ka koleksionu­ar 12 prezenca në kampionat, të cilat janë “stolisur” me një asist dhe një gol. Ai gol më 11 nëntor të vitit të kaluar nuk ishte normal, sepse ndeshja nuk ishte e tillë e aq më pak rivali. Ndaj Interit, Gjimshiti zgjodhi takimin perfekt për të nënshkruar paktin e tij me tifozët e Atalantës. Pikërisht ndaj zikaltërve të Milanos, ai dhuroi edhe ndeshjen e tij më të mirë që kur ndodhet në Bergamo. BERATI DHE SULMUESIT – Në fakt, shqiptari nuk ka dhuruar vetëm një paraqitje të mirë. Përveç autogolit ndaj Juventusit, ai gjithnjë ka qenë në lartësinë e duhur. Edhe në sfidën e fundit kundër Milanit, pavarësish­t se Atalanta pësoi tre gola. Elozhet për të erdhën edhe nga Kristof Piontek, teksa Gjimshiti i kthen favorin duke deklaruar: “Nuk e prisja që Pionteku të më paraprinte. Në raste të tilla 9 sulmues në 10 e stopojnë topin për të tentuar diçka në një moment të dytë. Ai goditi papritur dhe realizoi një kryevepër. Ajo ishte një goditje që nuk e bën dot kushdo. Është shumë i fortë, por të tillë janë edhe të tjerë si Ronaldo, Imobile dhe Ikardi. Nuk e zgjedh dot se kush është më i forti mes tyre”. EUROPA – Nëpërmjet Kupës së Italie ose Serisë A, misioni i Gjimshitit mbetet i njëjti. Ai kërkon pjesëmarrj­en në Kupat e Europës në sezonin e ardhshëm dhe nëse Atalanta shënon shumë (51 gola) është po aq e vërtetë që pëson po aq. Berisha dhe Golini janë ndëshkuar 34 herë në 24 ndeshje, por Gjimshiti bën liderin duke deklaruar: “Ekipi ka 11 lojtarë dhe repartet nuk veçohen. Çdo gjë e bëjmë së bashku. Askush nuk është i përsosur, nuk është as Juventusi. Sekrete këtu nuk ka. Duhet punuar gjithnjë pa u kursyer. Unë e kam bërë dhe falënderoj trajnerin për besimin”. Raport fantastik ai i 25-vjeçari me teknikun zikaltër. Gasperini e vëzhgon imtësisht dhe e kupton menjëherë nëse jemi mirë ose jo. Unë jam i lumtur tek Atalanta dhe do të doja të qëndroja sa më gjatë”. Më këto fjalë e mbyll Gjimshiti, teksa sytë qëndrojnë të fiksuar tek e njëjta pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania