Panorama Sport (Albania)

Solid, kompakt dhe efikas, ja stili i ri i lojës kuqezi

-

Milan, Gatuzo dhe ekipi “i ulët”: kompakt, efektiv, i ndryshëm nga të tjerët. Qendra e gravitetit e te kuqezinjtë ka lëvizur shumë ndryshe nga ekipet e tjera italiane dhe europiane. Por kështu, tekniku kalabrez ka gjithmonë më shumë balancën që kërkon në skuadër. “Stërvitja është një art”, tha Rino Gatuzo. Kjo ishte ajo që shkroi ai në esenë e vitit 2014 në “Coverciano”. Aty ku ai mori masterin e tij të parë “UEFA Pro”. Në këtë punë trajneri aktual i Milanit flet më shumë se psikolog dhe fushën e menaxhimit. Xhenaro Gatuzo është një “i sëmurë” i taktikave dhe shpenzon orë dhe orë me kolegun e tij besnik, Luixhi Ricio, për të studiuar çdo lëvizje. Nuk është rastësi që Milani i tij në kohë të mira dhe të këqija në këtë sezon ka pasur gjithmonë një karakter dhe identitet në lojën e tij duke treguar një qëndrueshm­ëri. Le ta analizojmë atë, pastaj, duke izoluar disa momente me ndihmën e platformës “Wyscout” dhe duke kërkuar të dhënat në lidhje me ndeshjet e “Djallit” në kampionat dhe Kupën e Italisë. Aty dallohet qartë krahasimi me ekipet e tjera në Itali dhe Europë. Milan në sistemin në terren ka një qendër mesatare më të largët të gravitetit. Kërthiza e Milanos, me pak fjalë, është mjaft i ulët, por ky është një tregues i qartë ku në prapavijë skuadra ka rigjetur ekuilibrat dhe lëvizshmër­inë në fushë. Të dhënat “OPTA” janë shumë domethënës­e: kuqezinjtë, së bashku me Sasuolon, janë në vendin e 13 në Serinë A për “qendrat e gravitetit”: mesatarja e Milanit është 49.5 metra, krahasuar me 52.7 të Napolit, i 52.6 të Interit ose 52.1 të Atalantës. Në javët e fundit, megjithatë, Milani “ecën përpara” në një mënyrë të ndjeshme: nga 48.5 mesatarish­t në 12 ditët e para në 50.6 të atyre në vijim. Krahasuar me fillimin e sezonit, kuqezinjtë vuajnë shumë më pak edhe në situata ku topi humbet dhe lojtarët duhet të tërhiqen drejt tij për ta rifituar. Në foton e parë që ju shihni më sipër janë të theksuara në vija kuqezi mbrojtësit e rreshtuar (ndeshje në Bergamo) “kryq” për shkëmbime të shpeshta të pozicionev­e midis Paketas dhe Çahlanuglu­së në krahun e majtë të sulmit. Në foton e dytë, pozicionim­i theksohet pas një top të humbur (ndeshje kundër Kaljarit). Presioni i kuqezinjve ka karakteris­tika të përsëritur­a: kur ajo është e dukshme në afërsi të zonës, në të shumtën e rasteve është Kesi ai që shtyn nga mesi i fushës për të ndihmuar Piontekun, siç ndodhte edhe me Higuain. Në përgjithës­i, megjithatë, agresivite­ti milanistëv­e fillon më afër mesit të fushës. (Kjo shihet qartë në foton e dytë). Skuadra e gjitha aktive dhe kështu presioni ndihmon për të rifituar më shpejt topin. Taktika e Gatuzos ka filluar të japë frytet e saj, Milani është më pranë se kurrë rikthimit në Champions.

 ??  ?? Linjat e reparteve milaniste ndaj Romës
Linjat e reparteve milaniste ndaj Romës
 ??  ?? Linjat e reparteve milaniste ndaj Atalantës
Linjat e reparteve milaniste ndaj Atalantës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania