Panorama Sport (Albania)

Van Dajk: Dua të kujtohem si një legjendë në Liverpul

-

Nuk ishte mjaftueshë­m i aftë për të luajtur si qendërmbro­jtës në moshën 16-vjeçare, por Virgil Van Dajk është i vendosur për t'u shndërruar në një legjendë në "Anfield Road". "Dua të kujtohem si një legjendë e Liverpulit", tha mbrojtësi holandez për radion "BBC". "Dua të arrij gjëra fantastike këtu. Kemi një skuadër fantastike, i kemi të gjitha mundësitë". Te Vilem II, kur ishte 16-vjeç, Van Dajku kujton sesi e spostuan nga qendra e mbrojtjes në krah të djathtë: "Nuk isha mjaftueshë­m i gjatë. Vëllai im po zgjatej më shumë se unë, por brenda një viti u rrita me 18 cm. Pata probleme prej kësaj, me ijën dhe me gjunjët. Pas 6 javëve rehabiliti­m nisa të luaj mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania