Dreka shqiptare

Shekulli - - PROGRAMACION} -

Nuk ka dashuri më të sinqertë sesa dashuria për ushqimin. Na ndiqni në një udhëtim plot pasion, nëpër trevat shqiptare, për t'u njohur me kuzhinën tradicionale në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, kudo ku shtrohet një tavolinë shqiptare. Cila është tradita e kuzhinës sonë? Si ndryshon sipas trevave? Si gatuhen dhe si mund t'i shijoni të njëjtat ushqime edhe ju në shtëpitë tuaja? Në serialin e emisionit dokumentar "Dreka Shqiptare", do të njiheni me kuzhinën tonë. Sepse çdo ushqim i mirë e ka një histori. Por dhe me traditat dhe zakonet nëpër treva: si ato të mikpritjes, veshjet tradicionale, muzikën madhështore të kombit tonë, si dhe historinë e tyre. Të gjitha këto do t'i ndiqni sonte në T Kanal në orën 20:00 në platformën Digitalb.

Përgatiti: Brikena Sallo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.