Sekretarja e MK-së, e lumtur për Delijorgjin

Shekulli - - RADAR} -

nEPal- Në rrënojat e një pallati në Bhaktapur, u gjet një foshnjë e gjallë, e mbuluar nga pllaka betoni dhe tymi. Tërmeti me magnitudë 7.8, që ra të shtunën,shkaktoi më shumë se 5 000 viktima. Vendimi i Strasburgut për të dëmshpërblyer Mihal Delijorgjin, pronarin e kompanisë së demontimit të municioneve në Gërdec, ku humbën jetën 26 vetë dhe u plagosën me qindra të tjerë, është pritur me gëzim nga sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona. Ajo u shpreh e lumtur dje nga vendimi që e detyron shtetin shqiptar ta dëmshpërblejë Delijorgjin me 15 600 euro. “E lumtur për kontributin në një aspekt kaq të rëndësishëm për sistemin gjyqësor shqiptar dhe respektimin e të drejtave të personave në paraburgim”, u shpreh Koko- na. Pas publikimit të lajmit, Kokona reagoi duke bërë një tjetër postim ku sqaroi se komenti i saj duhet të merret si një “juriste” dhe kontribuuese e gjykatës në Strasburg. Kokona në fund kërkoi ndjesë nëse fjalët e saj kanë shkaktuar keqkuptime, apo nëse kanë lënduar ndokënd.

F.S

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.