Debat për vizitën e Ramës në Turqi

Shekulli - - RADAR} - Erald deliu

PD akuzon kryeministrin për negociata të fshehta në Turqi. Kryeministria rrëzon

akuzat dhe sqaron qëllimin e vizitës

Vizita e papritur e kryeministrit Edi Rama në Turqi për takime me sipërmarrës dhe investitorë, ka shkaktuar një debat ditën e djeshme. Partia Demokratike hodhi akuza të rënda për vizitën njëditore të kreut të qeverisë. Deputeti Kreshnik Çollaku, u shpreh se, Rama ka shkuar në Stamboll për negociata të fshehta për të dhënë me koncesion hidrocentralin e Skavicës. “Edi Rama nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare, por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjetike në vend”, u shpreh Çollaku. Akuzat e demokratëve u pasuan me një reagim të Kryeministrisë, e cila shprehu keqardhjen për gjuhën e ulët që përdor opoz- ita shqiptare. Ajo tregoi edhe qëllimin e vizitës së kreut të qeverisë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në “Trezën e Ideve”. “Tema e këtij takimi është “Perspektiva partneritetit strategjik ShqipëriTurqi në fushën e tregtisë dhe industrisë". Në takim, ku i ftuari i nderit është kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medies së shkruar dhe elektronike turke”, thuhet në deklaratë. Pretendimet e PD-së u hodhën poshtë edhe nga ambasada turke, e cila nëpërmjet një deklarate për shtypin, i cilësoi si të pabaza akuzat e demokratëve. Ambasada theksoi se, është njoftuar në kohë për vizitën jozyrtare që do të kryente kryeministri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.